Vajza e ish-ministres dhe ish-deputetes demokrate Majlinda Bregu, Kejda, është fotografuar duke shijuar “jetën e fundit” në Monaco.
Në një video të postuar në rrjetet sociale, ajo është parë duke dalë nga një makinë “Rolls-Royce Cullinan”, çmimi i të cilës arrin deri në gjysmë milion euro.
Sipas pamjeve, ajo është veshur me “luks” nga koka tek këmbët. Gjithashtu për të kompletuar stilin e saj, Kejda mban në dorë një “Hermes Birkin Epsom 30” që kushton rreth 16 mijë dollarë.
Ajo është e shoqëruar nga partneri i saj, me të cilin në prill të këtij viti e bëri zyrtare lidhjen, por nuk e ka bërë me dije identitetin e tij. Sipas asaj që komentojnë fansat dhe ndjekësit në rrjetet sociale, i dashuri i Kejdës është me origjinë nga qyteti i Burrelit.
Kejda është kapur nga kamerat e një faqeje në rrjetin social Tik Tok që reklamon jetën e shtrenjtë që bëjnë njerëzit në Monaco. Ajo shihet para “Hôtel de Paris Monte-Carlo”, ku sipas “TripAdvisor” një nate atje kushton 1500 euro. Ndërsa Kejda deri më tani ende nuk ka postuar momente nga ky udhëtim luksoz.
Më herët Kejda ka pasur një lidhje publike me djalin e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Erik Fullanin.
@zeta.lifestyles #wrzeta #zetalifestyles #viral ♬ nhạc nền – Pet cute



