Sevim Arbana, aktiviste për të drejtat e njeriut, ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku u fol për fenomenin “Big Brother Vip”.
Arbana u fokusua te gratë që marrin pjesë në këtë format dhe deklaroi se ato janë “skandaloze”.
“Këto epitete i degjeneruar, janë të tejkaluara. Por, është një program bosh, që edhe në botë, nuk ka patur audienca të mëdha. Bota është e zhvilluar. E shikonte ajo pjesë e popullit që e quajmë turma.
Vjet më intrigoi kjo Big Brother VIP. Kjo shoqëri pret të shohë VIP-a. Nuk dua të flas shumë për reality shown, por për vipërinë femërore. Pritshmëritë e mia për vajzat aty, ishin krejt të tjera.
Zhgënjimi për gjininë këtu është shumë më i madh. Meshkujt atje janë më mirë, sesa femrat. Vajzat janë skandaloze, në gjuhën e tyre.
Ne feministet që kemi luftuar për barazinë, themi vallë barazia është kuptuar në këtë mënyrë?”, deklaroi aktivistja.