20.5 C
Tirana
E premte, 18 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Vajzat përleshen në Përputhen, Aulona Musta: Fytyra e injorancës, në ekran!

    Një episod i pahijshëm në Përputhen u transmetua në puntatën e fundit. Dy vajza u përleshën me njëra-tjetrën fillimisht me fjalë e më pas edhe fizikisht.

    Reagimet qenë të shumta për modelin që këto vajza shfaqin, shumë prej të cilëve e dënuan këtë sjellje.

    Aulona Musta është njëra prej tyre që reagoi, duke shkruar se kjo është fytyra e injorancës dhe vulgaritetit.

    “Sa turp! Pastaj kërkon respekt nga partneri. Por kurrë nuk do ta arrish nëse nuk respekton veten dhe e trajton në mënyrën më të ulët e vulgare.

    Si nuk dëgjova një herë të komunikojnë këto femra me argument, me qetësi, me respekt, por vetëm ofendime, të shara me ulërima, me fjalorin dhe gjuhën më vulgare.

    Kjo është fytyra e injorancës dhe e vulgaritetit. Ky nuk është një episode në nerva e sipër, është një sjellje e vazhdueshme. Femra të paedukuara. Turp”, shkruan Musta.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit