Ish-Miss-i Valbona Selimllari ka sqaruar deklaratën e saj ndaj Xhemi Shehut, e cila e imiton në Portokalli.
Pasi në një dalje së fundmi, Valbona deklaroi se nuk i pëlqen ta imtojnë dhe se e cilësoi humori si tallje me figurën e saj.
Por Valbona sqaroi:
“S’kam asgjë me Xhemin, uaaa, e tmerrshme. Pse duhet të kem një gjë me Xhemin. Ore, mua nuk më pëlqen të më imitojnë, por nuk e kam në marrëdhënie me Xhemin. Nuk kam asgjë, por edhe ajo e di që s’kam asgjë me të. E para, Xhemi e ka shumë të qartë që unë e kam shumë xhan.
E dyta, për të gjithë ata që janë keqkuptuar, nuk kam asnjë problem me Xhemin. Mua nuk më pëlqen të imitohem, sepse është natyra ime. Unë jam natyrë që shakatë i absorboj me vështirësi. Por e thashë edhe aty, që jam e bindur që nuk ka asnjë qëllim. Unë e kam zemër, ajo është e bukura e dheut.
Madje, jam e kënaqur që më imiton ajo, se është aq e bukur dhe më rri. E thashë edhe atje. Unë jam e sinqertë në përgjithësi. Nëse ti më pyet të pëlqen një gjë, unë nuk dua të them më pëlqen” për një gjë që s’më pëlqen. Por kjo nuk ka asnjë konotacion tjetër dhe nuk ka të bëjë me askënd, me Xhemin jo e jo njëherë”, tha Valbona.



