14.5 C
Tirana
E shtunë, 19 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Valbona Selimllari flet për debatin me Bora Zemanin dhe sqaron se ç’ndodhi

    Valbona Selimllari nuk para e ngre zërin dhe ne jemi mësuar ta shohim të qetë, të butë, të ëmbël dhe të kuruar, ama, njëherë që u përfshi në një debat, ia doli të merrte të gjithë vëmendjen mediatike dhe t’u numëronte konkurrentëve të “DWTS” disa të vërteta që ndoshta do edhe i lënduan.

    Ajo ishte e ftuar në “Wake Up”, ku foli edhe për përplasjen e saj me Bora Zemanin, prezantuesen e “Dancing With The Stars”.

    E pyetur nga moderatorja për “debatin” që Valbona ka pasur me Borën, Valbona u përgjigj kështu:

    “S’kishte lidhje fare Bora Zemani me debatin…Këto rrjetet sociale janë qesharake ndonjëherë. Unë nuk u kapa me Borën. Bora është atje për të mbajtur një pozicion dhe është në anën e konkurrentëve dhe në një mënyrë do të mbajë anën e tyre”, u shpreh ajo.

    “Kishin kaluar limitet e kohës dhe Bora thjesht keqkuptoi njërën nga fjalët. Se ndonjëherë, ne shqiptarët nuk dëgjojmë, gjithmonë. Fjalia e merr kuptimin në fund, se unë ta nis, por ti s’i ke marrë kuptimin. E në fund fjalia nuk kishte të bënte që produksioni nuk i kuron të gjithë njësoj, kishte të bënte që i kuron shumë-shumë dhe në fakt, defektet nuk u duken. Ti nuk mund t’i vendosësh pikën fjalisë, pikën ia vë unë”, tha anëtarja e jurisë.

    Ajo preku edhe pjesën e gjykimit të konkurrentëve dhe saktësoi se juria përballet me shqetësime të ndryshme në gjykimin karshi performancave që gjykojnë.

    “Debati nuk ishte i shtirur…Në fakt kam qenë shumë e drejtë dhe tolerante, por ata nuk kuptojnë se pas shfaqjes, ose kur ulemi, e kemi shqetësim të madh mënyrën si gjykojmë. Unë, Kleidi, Dalina, Mandi, i kemi shqetësim. Ata mendojmë se ne jemi të ftohtë dhe mua, e gjithë mënyra se si iu drejtuan Kleidit, më acaroi”, shtoi Valbona, duke sqaruar edhe pse reagoi me tone të ashpra.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit