29.5 C
Tirana
E enjte, 17 Korrik, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Vangjel Dule: As grek e as qejfli

    Nga Bledi Mane

    Çdo ditë paguajmë taksa për rrogën e Vangjel Dules si deputet, paguajmë taksa për faturën e tij të telefonit, paguajmë për karburantin e makinës së tij, për rrogën e shoferit, për qiranë e zyrave të partisë së tij, për dietat, për sigurimin shëndetësor të familjarëve të tij e ndërsa shqiptarët mbajnë rradhën për të paguar taksat për Vangjelin, Vangjeli na shan çdo ditë, na fyen historinë e qytetarinë, na mallkon atdheun dhe nxit përçarje.

    Madje para dy vitesh i dhamë mandatin e deputetit pavarësisht se mori vetëm 640 vota e përsëri Vangjeli shan e mallkon.

    Pse kaq shumë mllef ky njeri, ta ketë inatin me Shqipërinë apo me veten?

    Vangjel grekët e vërtetë janë qeflinj të heshtur, mbarojnë punë, mbathin brekët, fshijnë buzët dhe ikin…ti vetëm ulëret e mallkon.

    Dyshoj që ti nuk je as grek e as qefli. Pyet Arjan Currin si të sillesh me ne shqiptarët!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit