10.5 C
Tirana
E enjte, 27 Nëntor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Vdiq dy javë pasi solli në jetë djalin, familja e ish-bashkëshortes së Alban Hoxhës: Kemi 11 vite që presim të gjendet fajtori!

    Familja e Doriana Hakës, bashkëshortes së futbollistit Alban Hoxha, e cila humbi jetën dy javë pas lindjes së djalit të tyre, vijon të kërkojë drejtësi edhe pas 11 vitesh.

    Nëna e saj, Hamide Haka, e përlotur në seancën gjyqësore, tha:

     “Kemi 11 vite rresht që presim drejtësi. Pati një ballafaqim mes ekspertëve, pyetje-përgjigje, zgjati pak gjatë dhe u revoltova e fola në seancë. Shpresoj që gjyqtarët ta marrin parasysh.

    Më djeg shpirti, më dhemb zemra. Shpresoj tek një drejtësi e vonuar, por jo e harruar. Dori im do drejtësi, një fëmijë që rritet pa nënë do drejtësi. Ju lutem gjyqtar, më shikoni, kam të drejtë. Nuk dua gjë   tjetër, vetëm drejtësi, drejtësi pa fund.”

    Edhe babai i saj, Enver Haka, akuzon gjykatat për zvarritje të procesit:

    “Kam 11 vite që robtohem nëpër gjykata, nuk di si ta shpjegoj. Presim nga Gjykata e Apelit të na jepet një drejtësi që nuk po na jepet. Po na sorollatin, shtyhen seancat. Po bëhet 3 vjet që çështja është në Apel.

    Dua vetëm drejtësi dhe nuk do t’i ndahem derisa të kem jetën, derisa të mbyll sytë. Nuk e fal kështu, drejtësi vetëm drejtësi. Shikoj nga gjykata, hap sytë vetëm nga gjyqtarët si po   japin vendimin.”

    Ndërkohë, avokati i familjes, Bashkim Sulstarova, deklaroi për News 24 se trupa gjykuese e Apelit ka dëgjuar ekspertët dhe se pret një vendim të drejtë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit