7.5 C
Tirana
E premte, 27 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Veliaj dhe Dumani krahasuar me Metën dhe Llallën!

    Nga Dritan Hila

    Paraqitja në SPAK e Erion Veliaj, mund të lexohet si të duash nga propagandistët mediatikë partiakë që recitojnë në darkë ato që thotë Berisha pasdite, por ndryshimi mes palëve është abisal.

    Nuk e di si është puna me firmën 5D sikurse me inceneratorët, por jam i sigurt që nuk është sikurse thonë ata që i besonin çadrave me helm të Berishës dhe fajit të Ramës për katër të vrarët në 21 janar 2011, pse kishte çuar demonstruesit tek gardhi i kryeministrisë.

    As si e paraqesin gjobaxhinjtë mediatikë. Pasi çdo njeri normal pret që pretencat dhe gjykimet për këtë, si në çdo vend me tru në kokë, t’i japë drejtësia meqenëse e ka marrë në dorë ajo dhe jo nga punëtorët e propagandës së Rithemelimit dhe liridashësit e Metës.

    SPAK-un e sulmojnë si të komanduar nga Rama, megjithëse në dyert e tij po paraqiten vetëm njerëzit e Ramës. E vërteta është që pakkush nga njerëzit normalë mendon që Dumani është vegël e Edi Ramës i cili paska qejf të telendisë veten e tij dhe njerëzit që e rrethojnë. Për këtë duhet goxha tru derri ta bësh lidhjen.

    Kronikat tregojnë se Dumani më kollaj e ka pasur të thërrasë njerëzit e pushtetit sesa të opozitës. Sa herë që ka tentuar të thërrasë ndonjë nga opozita, ka filluar bullizimi i tij, hipja nëpër hekura, sharjet me fjalët më denigruese nga dyshja Berisha-Meta. E megjithatë kjo që po bën Dumani është një revolucion, qoftë edhe për kaq.

    Vetëm 7 vite më parë prokuroria shqiptare komandohej nga një lake i Berishës dhe Metës, Adriatik Llalla, i cili sot është i dënuar nga drejtësia shqiptare. A e mendonte njeri vetëm shtatë vite më parë që Llalla të thërriste Berishën dhe Metën? As që bëhej fjalë. Madje as ministra apo drejtorë. Sot ka ministra, drejtorë dhe kryetarë bashkish të krahut qeverisës në burg.

    Adriatik Llalla nuk kishte këllqe të dënonte as truproja të Berishës dhe Metës, lëre pastaj dikë më lart, kurse Erion Veliaj, sot ka shkuar në SPAK me këmbët e veta dhe i vetmi protestues opozitar ishte Klevis Balliu. Dhe ky është një tregues i standardeve të SPAK, pushtetit dhe derexhesë së opozitës.

    Sot kemi një prokurori që thërret të gjithë në apel, kur vetëm shtatë vite më parë nuk thërriste dot ata që hodhën në erë njerëz e vranë në bulevard. Madje akoma nuk i thërret për këto krime që kanë tronditur Shqipërinë.

    Vetëm 11 vite më parë vriteshin njerëz në bulevard pasi panë që po i vidhnin me bllok në dorë. Sot dikush po shkon të japë llogari për dëmin penal pasi ka kërkuar ndjesë për përgjegjësinë politike. Sot dikush respekton qoftë edhe formalisht shtetin, kurse në krahun tjetër janë ca që shtetin e mendojnë çiflig të lënë nga baba dhe shpresojnë të vijnë edhe njëherë për ta qethur në zero. Pastaj të tjerat janë sporti i preferuar i propagandës.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit