Barometri në Euronews Albania ka pyetur qytetarët e Tiranës se sa ju besojnë kandidatëve kur vjen fjala për t’ju lënë çelësat e shtëpisë. 48% e qytetarëve pavarësisht se mund t’ju besojnë votën nuk do ja besonin çelësin e shtëpisë asnjërit prej kandidatëve.
24.1% do ja besonin çelësin e shtëpisë Erion Veliajt ndërsa 18.4% do t’ia besonin çelësin e shtëpisë Belind Këlliçit.
Ndërkohë, Roland Bejkos do t’ia besonin çelësin e shtëpisë vetëm 1% e qytetarëve, Arlind Qorit vetëm 0.4% dhe Lajla Përnaskës vetëm 0.2%.
Nga ata që do t’ia besonin çelësin e shtëpisë Erion Veliajt janë më shumë grup mosha 65-80 vjeç me 35.8%.
Ndërsa nga qytetarët që do ia besonin çelësin Belind Këlliçit janë më shumë të grup moshës 35-44 vjeç me 20.1% dhe më pak të grup moshës 45-5 vjeç me 12.8%.
Tek qytetarët që nuk do ia linin çelësin e shtëpisë asnjërit nga kandidatët mbizotërojnë më shumë të rinjtë me 51.6% grup mosha 18-24 dhe më pak janë të grup moshës 65-80 vjeç me 39.3%.
Kur i shohim sipas ngjyrimit politik, ata që nuk do t’ia besonin asnjërit prej kandidatëve çelësin e shtëpisë 86.1% janë të pa identifikuar politikisht, 41.5% janë të majtë dhe 37.5% të djathtë.
Cilin nga kandidatët do të punësonit si menaxher në kompaninë tuaj?
Barometri në Euronews Albania ka pyetur qytetarët e Tiranës se cilin nga kandidatët për kryetar bashkie do të punësonin si menaxher në kompaninë e tyre dhe 39.9% janë përgjigjur asnjërin.
29.5% e kryeqytetasve do ta punësonin Erion Veliajn si menaxher në kompaninë e tyre, ndërsa 21.1% e qytetarëve do të punësonin Belind Këlliçin si menaxher në kompaninë e tyre.
Roland Bejkon do ta punësonin si menaxher në kompaninë e tyre vetëm 1.4% e qytetarëve, Arlind Qorin vetëm 1.3% dhe Lajla Përnaskën vetëm 1%.
Qytetarët që do të punësonin Erion Veliajn si menaxher në kompaninë e tyre, më shumë janë të grupmoshës 65-80 vjeç me 39% dhe më pak të grupmoshës 35-44 vjeç me 22.4%.
Qytetarët që do të punësonin Belind Këlliçin si menaxher në kompaninë e tyre, më shumë janë të grup moshës 25-34 vjeç me 24.2% dhe më pak të grup moshës 45-54 vjeç me 15.4%.