Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa nuk janë paraqitur në seancën e parë gjyqësore ndaj tyre.
Veliaj nuk ka pranuar të marrë pjesë në seancë.
Ai ka depozituar një deklaratë, me të cilën bënte me dije që nuk dëshiron të marrë pjesë në seancën gjyqësore kundër tij.
Kjo, pasi është i mërzitur pse nuk i janë vënë në dispozicion dokumentet e dosjes hetimore në ngarkim të tij.
“Të pandehurit Erjon Veliajt nuk iu dhanë dokumentat as në senacë paraprake.
Të mbrojturit prej meje t’i jepen dokumentet që të jetë prezent sencën tjetër.
E kam takuar dy herë Veliajn dhe një herë tjetër që shkova ishte me surum”, deklaroi avokatja e Veliajt, Valentina Teodoresku, e caktuar nga shteti.
Ndërsa Ajola Xoxa deklaroi nëpërmjet avokatëve të vet, se e ka të pamundur të paraqitet në gjykatë, pasi është shtatzënë.
Ajola është në pamundësi shëndetësore per t’u paraqitur pasi është shtatzënë dhe ia ka ndaluar doktorri për të levizur”, thanë avokatët e Xoxës. (Thuaje.al)



