6.5 C
Tirana
E premte, 26 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Veliaj reagon pas aludimeve se qendron pas “sulmeve” ndaj Edi Ramës

    Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka bërë një reagim në rrjetet sociale, duke marrë shkas nga një analizë e bërë ditën e djeshme nga gazetari Armand Shkullaku, i cili aludoi se debati i ngritur në lidhje me  kullën “Mali i Tiranës” është krijuar si sulm nga një person që synon betonizojë të ardhmen e vet politike, aludime të cilat Syri TV i ka lidhur me kryebashkiakun Veliajn.

    Veliaj në statusin e vet  shprehet se pretendimet janë ngritur nga truri i kalbur i opozitarizmit.

    Mandej Veliaj i jep të drejtë edhe kryeministrit Rama tek statusi i djeshëm i tij, duke thënë se “vesi këtij soji të ulët do i dalë veç me shpirtin”.

    “Për të ndihmuar edhe ata të paktët që s’e kanë kuptuar se ku është katandisur truri i kalbur i opozitarizmit në këtë vend, u sugjeroj të mbyllin hundët dhe lexojnë artikullin e mëposhtëm!

    Nuk thonë kot tironsit menia gjo e modhe dhe mirë e kishte Edi Rama sot, vesi këtij soji të ulët do i dalë veç me shpirtin”, shkruan Veliaj.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit