9.5 C
Tirana
E diel, 27 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Veliaj zbulon detajet e organizimeve të fundit para ndeshjes Roma-Feyenoord: Ta përdorim më pak makinën, festë në sheshin ‘Skënderbej’

    Dy ditë para finales së madhe të Conference League në “Air Albania”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka zbuluar detaje nga pritja dhe aktivitetet para ndeshjes Roma-Feyenoord. Përveç dy fan zonave për tifozët e Romës dhe Feyenoord-it, janë organizuar edhe një sërë aktivitetesh, duke filluar me shfaqjen e Kupës origjinale nesër, së bashku me kolegët e UEFA-s, në një ceremoni festive.

    Veliaj tha se qyteti do të rritet në 3 ditët e ardhshme me 10%, ndaj lëvizshmëria e qytetarëve me makina duhet të jetë sa më e ulët. “Duke qenë se ky vend i ka mundësitë e kufizuara për lëvizje masive, pra bëhet fjalë për të rritur popullsinë e Tiranës në këto 72 orë me 10% – ju e dini, fillon dita e parë e shkollës ose është nata para Vitit të Ri dhe e keni parë se çfarë ndodh në Tiranë – kështu që secili që mund të kontribuojë duke e lënë makinën në shtëpi na ndihmon.

    Kjo nuk do të thotë që ne s’duam të vijnë njerëz. Përkundrazi, thjesht po themi që nuk vjen dot me makinë deri në sheshin “Skënderbej”, kështu që kush do ta lërë makinën në shtëpi atë ditë, që është edhe një ditë pushimi, nuk ka zyra shërbimi të hapura në Tiranë, sigurisht do kontribuonte qoftë edhe me ato 20 metra katrorë që kursen në trafik, për ta bërë pak më të lehtë për tifozeritë dhe skuadrat që do të duhet të lëvizin më shpejt,” nënvizoi Veliaj.

    Kryetari i Bashkisë ftoi edhe sektorin privat t’i bashkohet atij shtetëror, duke gjetur një të mesme, punën nga shtëpia për ditën e mërkurë të 25 Majit në mënyrë që të përshtaten me nevojën e qytetit për të pasur më shumë hapësirë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit