Aktivisti Genc Sejko, i njohur edhe si “njeriu i memeve”, në një shënim në Facebook ka komentuar procesin e primareve në Partinë Demokratike.
Ai nënvizon se vëllai i Belind Këlliçit është pjesë e aferës së Portit të Durrësit. Dhe sipas tij, kryebashkiaku Erion Veliaj “e di shumë mirë këtë, por po pret çertifikimin e kandidatit”.
Reshard Këlliçi, vëllai i kandidatit demokrat në primaret e PD-së, ka punuar para disa kohësh pranë institucionit ‘Albgaz’ që është në varësi të ministres Belinda Balluku.
“Dy fjalë mbi kandidatin potencial të opozitës për Bashkinë Tiranë.
Kjo loja e primareve është shumë e bukur, për ata që nuk e kanë idenë se çfarë po ndodh në të vërtetë. Krijon idenë e demokracisë në një parti që nuk ka qenë demokratike kurrë.
Në fakt kandidati është përzgjedhur me kohë. Problemi është se: vëllai i kandidatin që këta kanë përzgjedhur është i përfshirë tek afera e Portit të Durrësit. Erion Veliaj e di shumë mirë këtë por po pret çertifikimin e kandidatit që do ketë përballë për ta luajtur këtë kartë.
Kush është zgjidhja, më pyesni shpesh.
Rama dhe Veliaj munden me frymë dhe këtë frymë e sjell vetëm një kandidat si Alimehmeti. Asgjë personale, madje nga kandidatët e opozitës doktori është i vetmi që nuk e kam takuar kurrë”, shkruan Sejko.