11.5 C
Tirana
E enjte, 24 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Vëllai i Madh” fut qenin e Oltës në shtëpi, ai i sulet Luizit (VIDEO)

    Vëllai i Madh i ka vënë ditën e djeshme banorët e Big Brother VIP përpara një loje mjaft interesante. Brenda në shtëpi do të ndodhin episode të çuditshme, do futen persona dhe kafshë, por ata duhet të sillen sikur ata nuk egzistojnë.

    Arritja me sukses e kësaj prove do bënte që çmimit final do i shtohej 10 mijë euro.

    Brenda shtëpisë është futur një qen golden retriever që ishte i Oltës. Më pas, Vëllai i Madh caktoi Luizin, i cili duhej të largonte qenin nga shtëpia, por kur po e përkëdhelte duket se qeni u bezdis duke iu sulur dhe lehur por pa rrezik, pasi qeni ishte duke luajtur.

    Luizi në ato momente u tremb dhe u mundua t’i shmangej qenit. Pas qenit, në shtëpi u fut edhe fituesi i BBV të sezonit të kaluar Ilir Shaqiri, por Olta theu rregullin duke iu hedhur e para në qafë dhe më pas me të biseduan të gjithë banorët e tjerë.

     

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit