Mario Veshaj dhe gazetarja Kristina Mere janë bërë prindër për herë të parë.
Ditë e djeshme përmes një postimi në Instagram, Mario Veshaj, njoftoi se ishin bërë prindër të një vajze.
“Bekimi ynë i vogël! Kjo ka qenë ëndrra ime më e madhe që në momentin që të njoha dhe u dashurova me ty
@kristina.mere. Deti mban kujtimet tona më të bukura dhe ngjyra blu e dallgëve sot jeton në sytë e të voglës sonë.
Mirë se erdhe te ne, Bluem! Jeni lumturia ime më e madhe. Ju dua!”
Vëllai i tij, Romeo Veshaj, gjithashtu ka publikuar një foto në Instagram krah Donaldit, teksa në duar mbajnë mbesën e tyre.
“Ajo i ka tashmë rojet e saj,” shkruan ai përmbi foto.



