13.5 C
Tirana
E enjte, 26 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Vëmë bast se s’ju shkon kurrë mendja se si është shpikur xheli i thonjve!

    Kush e shpiku xhelin e thonjve që sot përdoret kaq shumë?

    Përgjigja është: Dr. Slack, një dentist amerikan, i cili preu pa dashur thoin ndërsa punonte në laboratorin e tij dentar.

    Duke përdorur letër alumini, ai krijoi një platformë për të rregulluar thoin me akrilik dentar. Kjo do të çonte në patentën e xhelit të parë të thonjve në industri!

    Në fund të viteve 1960, Fred Slack, i biri i Dr. Slack, me kimistin e tij të polimerit dhe monomerit zhvilloi shumë sisteme të reja akrilike miqësore për teknikat e thonjve, polimere/monomere, të cilat vazhdojnë të përdoren në mbarë botën në industrinë e thonjve.

    Manikyri xhel në thelb përbëhet nga monomere akrilike dhe oligomere që lidhen kur ekspozohen ndaj dritës UV. Për ju ekspertët e thonjve, duhet ta dini se ky proces quhet ‘shërim’ dhe ndodh brenda pak sekondash.

    Është e çuditshme të mendosh se nga ky aksident i vogël, lindi një gamë e tërë e produkteve të reja për thonjtë.

    Siç ndodh me çdo gj,ë të re që prezantohet në publik, kur thonjtë xhel u prezantuan për herë të parë në publik në vitet 1980, entuziazmi nuk qe i madh. Gjithsesi, është e vështirë të mendosh që thonjtë me xhel të mos ishin një ‘hit’, duke marrë parasysh sa i përhapur është sot përdorimi i tij.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit