16.5 C
Tirana
E shtunë, 12 Korrik, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Vendet më të mira në Europë për gratë: Si renditet Shqipëria

    Indeksi i Grave, Paqes dhe Sigurisë 2023 u prezantua të martën dhe renditi vendet në mbarë botën për sa i përket statusit të grave.

    Instituti i Kërkimeve të Paqes në Oslo (PRIO), i cili ishte bashkëautor i studimit, zbuloi se shumë nga vendet më të mira në botë për të qenë grua janë në Europë, megjithëse ka ndryshime të konsiderueshme në të gjithë rajonin.

    Studimi vuri në dukje se shoqëritë ku gratë po ecin mirë janë më paqësore, demokratike, të begata dhe më të përgatitura për t’iu përshtatur ndryshimeve klimatike.

    PRIO u mbështet te të dhënat që masin përfshirjen, drejtësinë dhe sigurinë për gratë. Ata përdorën gjithsej 13 tregues që varionin nga ligjet e arsimit dhe punësimit deri te perceptimet për sigurinë dhe dhunën.

    Danimarka kryeson renditjen e vitit 2023. Ukraina është në fund të renditjes europiane. Para Ukrainës, renditet Kosova. Rezultati i ulët i Kosovës i atribuohet rezultateve të dobëta të arsimimit dhe punësimit për gratë, krahas “niveleve shumë të larta të vdekshmërisë së nënave,” tha PRIO.

    Shqipëria renditet në vendin e 34-të në Europë, një shkallë më sipër se Greqia dhe në vendin 45/177 në botë. Referuar të dhënave, në Shqipëri ka pasur rritje të viteve mesatare të shkollimit të vajzave, në përfshirjen financiare të grave, pjesëmarrjen e tyre në parlament si edhe në perceptimin e grave për sigurinë në komunitet.

    Shteti Renditja europiane Renditja në botë
    Danimarka 1 1
    Zvicra 2 2
    Suedia 3 3
    Finlanda 4 4
    Islanda 4 4
    Luksemburgu 4 4
    Norvegjia 7 7
    Austria 8 8
    Holanda 9 9
    Belgjika 10 11
    Estonia 11 13
    Irlanda 11 13
    Lituania 13 16
    Republika Çeke 14 18
    Portugalia 15 19
    Letonia 16 20
    Gjermania 17 21
    Franca 18 24
    Kroacia 19 25
    Mbretëria e Bashkuar 20 26
    Polonia 21 27
    Spanja 21 27
    Sllovakia 23 29
    Malta 24 31
    Hungaria 25 32
    Serbia 25 32
    Italia 17 34
    Bullgaria 28 35
    Sllovenia 29 36
    Gjeorgjia 30 39
    Mali i Zi 31 41
    Rumania 32 42
    Maqedonia e Veriut 33 44
    Shqipëria 34 45
    Greqia 35 51
    Moldavia 36 53
    Bosnja dhe Hercegovina 37 53
    Qipro 38 63
    Bjellorusia 39 69
    Kosova 40 100
    Ukraina 41 117
    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit