20.5 C
Tirana
E premte, 20 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Vendi i parë në botë që ofron produkte për higjienën menstruale, totalisht falas

    Skocia është vendi i parë në botë që kalon ligjin, i cili u garanton vajzave dhe grave produkte të higjienës menstruale, falas.

    Ligji është propozuar që prej vitit 2017, nga Monica Lennon, anëtare e parlamentit skocez dhe më në fund, më 15 gusht, ky ligj u aprovua, për t’u lehtësuar jetën vajzave dhe grave skoceze.

    Shona Robison, Sekretarja e Drejtësisë Sociale në Skoci, u shpreh: “Garantimi i aksesit të produkteve të ciklit menstrual është një hap themelor për barazi, dinjitet dhe heq çdo barrierë financiare (që privon vajzat dhe gratë t’i blejnë ato)”.

    Ajo theksoi se në këtë moment krize, ku shumë gra nuk kanë mundësi të sigurojnë jetesën dhe të kryejnë shpenzime, është mëse e rëndësishme që të mund të marrin produkte falas.

    Ky është një hap galopant në histori dhe Skocia ishte e para që e ndërmori, duke shpresuar që të tjera shtete të ndjekin të njëjtin shembull.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit