12.5 C
Tirana
E mërkurë, 3 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Vendimet bëhen “mal” në zyrën e Belinda Ballukut, Edi Rama reagon sërish: Kanadezët presin firmën e saj për fluturimet me Tiranën, NUK mund ta bëjë askush tjetër

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, duke treguar një shembull konkret sesi vendimi i gjykatës ka cënuar funksionimin e qeverisë.

    Sipas tij, qeveria kanadeze i ka hapur rrugë lidhjes së marrëveshjes dypalëshe mes Shqipërisë dhe Kanadasë për nisjen e  fluturimeve ajrore transoqeanike midis dy vendeve, mirëpo sipas tij kjo procedurë nuk mund të vijojë më tej sepse duhet firma e Belinda Ballukut.

    Edi Rama thekson se në cilësinë e Ministres, Kushtetuta i njeh asaj autoritetin ekskluziv dhe kompetencat e vendimmarrëse, të cilat nuk mund të delegohen tek askush tjetër.

    “Por po kështu, aktualisht, ka edhe 36 akte të tjera të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ku vetëm akte për rindërtimin janë 18, të cilat mbeten të pezulluara bashkë me ministrin, ndërkohë që çdo ditë që pezullimi i ministrit zgjatet, zgjatet edhe lista e punëve të bllokuara”, përmbyll ai.

    Lexoni shënimin e plotë të kryeministrit Edi Rama:

    Ja konkretisht nga tryeza ime e punës sot, shembujt konkretë, krejt aktualë, pse unë i kam kërkuar Gjykatës Kushtetuese heqjen e pezullimit absurd të një anëtari të qeverisë dhe  pse të pezullosh një ministër (për herë të parë në botë) sjell pasoja që cënojnë konkretisht funksionimin e qeverisë dhe interesin publik:

    Kanë përfunduar diskutimet në nivel teknik dhe kthimpërgjigja pozitive e palës kanadeze, i ka hapur rrugë lidhjes së marrëveshjes dypalëshe mes Shqipërisë dhe Kanadasë për nisjen e  fluturimeve ajrore transoqeanike midis dy vendeve. Mirëpo kjo procedurë, aktualisht nuk mund të vijojë me hapat e mëtejshme të miratimit e të nëshkrimit të saj, pasi autoritetin ekskluziv për këto hapa, Kushtetuta ia jep ministrit dhe kompetencat e vendimmarrëse të tij nuk mund të delegohen tek askush tjetër. Kështu që pezullimi ne fjalë, vendos një pikëpyetje të madhe mbi fillimin e fluturimeve në qershor 2026, sipas parashikimit.

    Por po kështu, aktualisht, ka edhe 36 akte të tjera të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ku vetëm akte për rindërtimin janë 18, të cilat mbeten të pezulluara bashkë me ministrin, ndërkohë që çdo ditë që pezullimi i ministrit zgjatet, zgjatet edhe lista e punëve të bllokuara.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit