14.5 C
Tirana
E shtunë, 7 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Vendimi 4-4 i Gjykatës Kushtetuese, Ylli Manjani sqaron qëndrimin e anëtarëve: Ja çfarë do të thotë ai për Belinda Ballukun

    Ish-ministri i Drejtësisë, avokati Ylli Manjani sqaron vendimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, e cila dje vendosi pas një seance maratonë prej 10 orësh, të mos dalë me një qëndrim mbi mosmarrëveshjen Qeveri-Drejtësi.

    Si një njohës i mirë i ligjit, Ylli Manjani bën një sqarim ligjor thelbësor, duke renditur të gjithë domethënien e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për të mos dalë me një vendim, dhe pasojat për zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Më poshtë, sqarimi:

    “1. Gjykata Kushtetuese ka dështuar të marrë një vendim mbi objektin e kërkesës së bërë. Pra nuk i ka dhënë dot zgjidhje mosmarrëveshjes ndërmjet Qeverisë dhe Drejtësisë.

    2. Duke mos qenë në gjendje të marrë vendim, automatikisht kërkesa e bërë quhet e rrëzuar, megjithëse e pagjykuar.

    3. Vendimi i ndërmjetëm i pezullimit të vendimit të GJKKO, bie nga fuqia automatikisht sepse ka përfunduar gjykimi.

    4. Situata ligjërisht rikthehet në gjendjen që ishte përpara fillimit të gjykimit në Gjykatën Kushtetuese. Pra zonja Balluku mbetet e pezulluar nga detyra sipas vendimit të GJKKO.

    5. Çështja e debatit mbi imunitetin e saj nuk ka lidhje me këtë gjykim, por me procedurat dhe vendimmarrjen e Parlamentit, mbi kërkesën e SPAK.”

    Tetë nga nëntë anëtarët që duhet të ketë Gjykata Kushtetuese, votuan 4 me 4 për ankimimin e qeverisë, vendimit të SPAK, për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut, në dy pozicionet që ajo mban aktualisht si Zëvendëskryeministre dhe Ministre e Infrastrukturës.

    Pro kërkesës së qeverisë votuan: Marjana Semini, Gent Ibrahimi, Sonila Bejtja dhe Fjona Papajorgji (kryetare e GJK).

    Ndërsa kundër votuan: Marsida Xhaferrllari, Asim Vokshi, Sandër Beci dhe Ilir Toska votuan kundër.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit