Gjykata e Posaçme konfiskon 100% të aksioneve të RTV ORA. Mes 24 pronave të konfiskuara është edhe televizioni “Ora News”. Jashtë ambienteve të GJKKO avokatët e Ndroqit e cilësuan këtë vendim si të padrejtë dhe se asnjë Gjykatë në botë nuk do të merrte një vendim të tillë.
“Bindem që sistemi ynë ka sëmundje aq të rënda sa nuk besoj se do të jepet ndonjëherë drejtësi. Nuk e di ku i gjeti numrat. Ky është vendim që synon goditjen e medias.
Janë kujdesur që Ora News të ketë 60% të kuotave të sekuestruara që nënkupton humbjen e kuotave kontrolluese. Është vendimi më i pabazë që kam dëgjuar me veshët e mi. Asnjë gjykatë në botë nuk do të merrte një vendim të tillë” tha avokati Jordan Daci.
Më tej avokati i biznesmenit shtoi se gjykata përcaktoi vetë ekspertët dhe se refuzoi provat e dorëzuara.
“Ky është një proces pasurish dhe numrash, gjykata caktoi vetë ekspertët e saj, vetë administroi provat, ky për mua është akt shumë i rëndë. GJKKO shkelmoi me këmbë provat”, shtoi avokati.
Pronat e sekuestrauara në zotërim të shtetasit Ylli Ndroqi:
Kuotat dhe aksionet e shoqërisë “RENDON OIL” sh.p.k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi;
Kuotat dhe aksionet e shoqërisë “YLDON” sh.p.k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi;
Kuotat dhe aksionet e shoqërisë “DON-UCD” sh.p.k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi;
Kuotat dhe aksionet e shoqërisë “REN-DON” sh.p.k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi;
80% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “INTERKINEX” sh.p.k, me aksioner shoqërinë “YLDON”, përfaqësuar nga shtetasi Ylli Ndroqi;
80% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “Ecogades Landon Balcan” sh.a, me aksioner shoqërinë “Landon”, përfaqësuar nga shtetasi Ylli Ndroqi;
60% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “ORA” sh.a, në emër të shtetasi Ylli Ndroqi dhe të masës 40% të kuotave në emër të shtetases M. N.;
51% të kuotave të shoqërisë “Landon” sh.p.k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi;
50% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “P 8 31” sh.p.k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi;
50% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “ALBANIA BAY MARINE”, me aksioner shoqërinë “YI.DON”, përfaqësuar nga shtetasi Ylli Ndroqi;
30% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “CHANNEL ONE” sh.p.k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.
Pasuria e llojit “apartament”, me sipërfaqe 117 m2, me adresë lagjja nr. 13, Plazh, Durrës;
Pasuria e llojit “truall”, me sipërfaqe 300 m2, me adresë Tiranë;
Pasuria e llojit “truall”, me sipërfaqe 600m2 dhe një ndërtesë me sipërfaqe 90 m2, me adresë Tiranë;
Pasuria e llojit “njësi shërbimi”, me sipërfaqe totale 43.7 m2, me adresë Tiranë;
Pasuria e llojit “arë”, me sipërfaqe totale 67.3 m2, me adresë Tiranë;
Pasuria e llojit “truall”, me sipërfaqe totale 15 m2, me adresë Tiranë;
Pasuria e llojit “truall”, me sipërfaqe totale 300m2, me adresë Tiranë;
Pasuria e llojit “truall”, me sipërfaqe totale 2026m2, me adresë Tiranë;
Pasuria e llojit “apartament”, me sipërfaqe, 52.3 m2, me adresë Tiranë, në bashkëpronësi me shtetasen M. N;
Pasuria e llojit “pyll”, me sipërfaqe totale 100.000 m2, në Tiranë (Lanabregas);
Automjeti i tipit autoveturë, marka “Merces Benz”, modeli S600, në pronësi të shtetasit Ylli Ndroqi.
Automjeti i tipit autoveturë, marka “Rolls Royce”, modeli PHANTOM, në pronësi të shtetases M. N.;