20.5 C
Tirana
E premte, 20 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Vendimi i papritur i Edi Ramës: A u frikësua kryeministri, nga zemërimi popullor?

    Qeveria shqiptare është tërhequr nga vendimi për të rritur çmimin e energjisë elektrike për konsumatorët familjarë.

    Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar në rrjetet sociale se nuk do të hyjë në fuqi nesër, pra më 1 tetor fasha 800 KW/H.

    “Sot kam një lajm pozitiv, në 1 shtator kur vendosëm fashën kërkesa nga KESH-i ishte 17 mijë kwh, kërkesa sot është 11 mijë kwh.

    Me këtë ulje të ndjeshme ka luajtur rol të rëndësishëm ulja e temperaturave, por edhe qasja e abonentëve familjarë për ta kursyer energjinë.

    Kemi pasur përmirësime në Fierz aty dhe ku është burimi kryesor i energjisë, si pasojë e reshjeve.

    Në këto kushte dhe duke parë projeksionet për të lehtësuar barrën faktike mbi të gjitha familjet ne vendosëm që aplikimi i fashës prej 800 kwh të mos aplikohet më 1 tetor”, tha Rama.

    Tërheqja e tij ditën e fundit duket surprizë.

    Mendohet se lëvizja e tij vjen pas rritjes së pakenaqesise se qytetareve, per shkak te rritjes se vazhdueshme te çmimeve.

    Nese do te rritej edhe çmimi i energjise, rrezikohej ndonje revolte qytetare.

    Per me teper qe ne rpag jane edhe zgjedhjet vendore.

    Kete gje la te kuptohet edhe Ilir Meta, i cili deklaroi se Rama u terhoq nga rritja e çmimit te energjise, pikerisht nga frika.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit