6.5 C
Tirana
E diel, 12 Janar, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Vendimi i qeverisë: Nuk ka shpërblim për administratën në fundvit

    Qeveria ka vendosur që administrata publike të mos ketë shpërblim për festat e fundvitit.

    Vendimi i marrë nga Këshilli i Ministrave parashikon ndalimin e përdorimit të fondit të posaçëm rezervë të institucioneve ku parashikohet edhe organizimi i aktivitetet kulturore apo i shpërblimeve.

    Vendimi

    NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.929, DATË 17.11.2010, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KRIJIMIN DHE PËRDORIMIN E FONDIT TË VEÇANTË”, TË NDRYSHUAR

    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 4, të ligjit nr.10405, datë 23.4.2011, “Për kompetencat për përcaktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, dhe të nenit 12, të ligjit nr.84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

    V E N D O S I:

    1. Pika 9, e vendimit nr.929, datë 17.11.2010, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:

    “9. Përjashtimisht, për vitin 2023, fondi i veçantë i institucioneve qendrore buxhetore dhe jobuxhetore, institucioneve të vetëqeverisjes vendore, njësive të fondeve speciale, institucioneve publike të krijuara me ligj të posaçëm, ndërmarrjeve dhe shoqërive tregtare me kapital mbi 50% shtetëror, në varësi të institucioneve qendrore dhe vetëqeverisjes vendore, nuk përdoret për veprimtari social-kulturore dhe shpërblimin e punonjësve.”.

    2. Ngarkohen institucionet e përmendura në pikën 1 për zbatimin e këtij vendimi.
    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit