Modelja e njohur, Adrola Dushi ka qenë e ftuar së fundmi në podcastin e Orinda Hutës, ku ka zbuluar shumë të pathëna nga jeta e saj.
Siç dihet Adrola ka një djalë nga ish-lidhja e saj me Adis Patushin, i icli quhet Troi. Modelja ka rrëfyer për herë të parë kur mori vesh se ishte shtatzanë me djalin dhe dëshironte ta abortonte dhe shumë të tjera. Në promon e publikuar Adrola shprehet:
“Në momentin që kam mbetur shtatzënë ka qenë makthi më i madh i jetës sime. Makth…. E kam vuajtur pafund, çdo ditë të jetës sime. Është gabimi më i madh që kam bërë në jetë…As pampersa nuk dija t’i ndërrroja, të gjitha i ka bërë ajo. Nuk më interesonte të isha shtatzënë… Vendosa ta hiqja djalin, nuk e dija se çfarë ishte në ato momente.”