9.5 C
Tirana
E shtunë, 14 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Vesa Luma s’i kursen ca kritika ndaj kolegëve: “Do ishin mësuar 100 herë të performonin live”

    Vesa Luma, përmes një postimi në Instagram, ka shprehur hapur kritikat ndaj kolegëve të saj, të cilët kanë zgjedhur të performojnë ‘playback’ në festivalin “Sunny Hill”, i organizuar në Prishtinë.

    “Unë akoma s’e kuptoj se si disa nga kolegët këngëtarë nuk shfrytëzojnë të paktën skenat e mëdha të festivaleve, për të marrë (dhe dhënë kënaqësinë) e të kënduarit live. Deri tani, do të ishin mësuar 100 herë të performonin live. A nuk u lodhët pas 10-15 vjetësh dhe prapë e njëjta histori? Çfarë kënaqësie ju jep? Sinqerisht mundohem shumë ta kuptoj. Mandej, po kërkoni t’ju japin merita më shumë e t’ju trajtojnë njëjtë me këngëtarët e huaj”, u shoreh Vesa.

    Më tej, vijoi:

    “Meqë ra fjala, menaxherët tuaj po i mbushin studiot televizive si “star-a”. I vetmi vend në botë ku menaxherët konkurrojnë me yjet e tyre se kush është më i famshëm. Mbrapsht komplet. Po hajd mo, na falni për sinqeritetin e tepërt, se me këtë virozë pata mundësi gjithë natën që të bëj scroll (në rrjetet sociale). Shumë gjynah, sidomos për talentet e reja, që po e përjetojnë këtë fasadë”, përfundoi Vesa.

    Edicioni i këtij viti të “Sunny Hill” ka nisur në parkun me të njëjtin emër në Prishtinë dhe në skenë pritet të ngjiten emra të tillë si: Bebe Rexha, Stormzy, DJ Snake, Black Coffee, The Martinez Brothers, Groove Armada, The Blaze, Dafina Zeqiri, Lluni, La Fazani etj.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit