17.5 C
Tirana
E hënë, 23 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Vetëm 21 vjec: Iu nënshtrua ndërhyrjes estetike, ndërron jetë aktorja indiane!

    Duhet të ishte një operacion i thjeshtë për heqje dhjami, por përfundoi në mënyrë tragjike për aktoren televizive indiane Chethana Raj e cila humbi jetën gjatë ndërhyrjes estetike.

    21 vjeçarja u shtrua në spitalin privat në Bengaluru pas operacionit të kirurgjisë plastike, por doktorët thanë se ajo pësoi një atak kardiak dhe mushkëritë u mbushën me ujë. Chethana ishte zhvendosur nga spitali kozmetik por kur mbërriti në Kaaade Hospital kishte humbur ndjenjat dhe nuk kishte puls.

    Për 45 minuta tentuan mjekët ta rikthenin në jetë përmes frymëmarrjes artificiale por pa sukses.

    Prindërit e Chethana po kërkojnë këshilla ligjore për të marrë se cfarë veprimesh mund të marrin pas vdekjes së saj të papritur. Vajza, që kishte interpretuar në serialet indiane Geetha, Doresaani e Olavina Nildana. duket nuk i kishte informuar për procedurën dhe dokumenti i pranimit ishte nënshkruar nga mikesha të saj.

    Babai i saj Govinda Raj tha se  “Ajo ishte shumë mire. Dikush i kishte sugjeruar se kishte shumë dhjamë rreth belit dhe pa u konsultuar me familjen kishte shkuar në spital me shoqet e saj”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit