21.5 C
Tirana
E hënë, 12 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Vetëm për një arsye Rudina Dembacaj do hiqte dorë nga Marku!

    Aktorja e njohur Rudina Dembacaj së fundmi ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Ndryshe”, ku ka zbuluar më shumë rreth jetës së saj personale.

    Teksa është pyetur se ‘për çfarë do ta sakrifikonte dashurinë e saj’, aktorja u shpreh se do të heqë dorë nga ajo vetëm nëse kjo është më e mira për fëmijët e saj.

    “Vetëm për fëmijët. Nëse është më e mira e fëmijëve që të heq dorë nga dashuria do e bëja. Për asgjë tjetër.

    Madje një herë që u zura unë me Markun më tha njëra nga gocat që po u ndave ti me babin ne do të vijmë me ty”, tha Rudina.

    Gjatë intervistës aktorja ka treguar se bashkëshorti i saj, Mark Frroku nuk është xheloz për të pasi ka besim te vetja.

    “Marku nuk e shfaq xhelozinë. Mesa duket ka shumë besim te vetja dhe bravo i qoftë. Të them të drejtën nuk ka treguar ndonjëherë kështu dobësish”, tregoi ajo.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit