Partia Demokratike ka vendosur t’u shpallë luftë… analistëve.
Ose më saktë, atyre që kritikojnë Sali Berishën dhe familjen e tij.
Kjo u bë me dije një ditë më parë nga Edi Paloka.
“Une vete kam vite qe nuk pranoj te shkoje neper studiot televizive ku perballe nuk te vihen kundershtaret homologe po nje tufe lapangjozesh qe titullohen analiste e dergohen nga Rama per te perfaqesuar linjen e qeverise! Kete ju a kam bere te qarte me respektin e duhur edhe drejtuesve te emisioneve.
Ne fakt vendosja neper studiot televizive e ketyre sherbetoreve te qeverise, perballe deputeteve apo funksionareve te PD, nuk eshte vetem nje lloj censure sic deklaroi sot z.Berisha , po eshte dhe ulje e denigrim i opozites”, tha Edi Paloka.
Sipas Palokës, Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur:
“Sot, veç çeshtjeve te tjera te rendesishme, kryetari i opozites, u deklarua dhe per nje marredhenie te re me mediat. Deputetet dhe funksionaret e PD nuk do dalin me ne studio televizive ku nuk paraqiten homologet e tyre , perfaqesues te qeverise, po analiste perfaqesues te qeverise.”
Pra, në pamundësi për t’u mbrojtur përballë analistëve, kanë vendosur të mos përballen më.
Tani të gjithë do të shfaqen vetëm tek Çimi dhe të ngjashmit e tij!