Butrint Imeri ka qenë së fundmi në një koncert në Nju-Jork, ku gjatë performancës së tij ka pësuar një aksident.
Në Youtube po qarkullon një video, ku këngëtari teksa ndodhej në skenë e gjuajnë me shishe në kokë.
Ende nuk dihet përse ndodhi ky incident, nëse e qëlluan apo gjithçka ishte aksidentale.
Ajo që vëmë re nga pamjet është se Imeri fërkon kokën, ndërkohë që mësohet se nuk ishte asnjë serioze dhe ai është në rregull.