13.5 C
Tirana
E diel, 14 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    VIDEO/ Deputetë e PD, përleshen me njëri-tjetrin në ambientet e Kuvendit: O legen, servil…

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ambientet e Kryesisë së Kuvendit teksa deputetët demokratë janë përplasur me njëri-tjetrin.

    Ka qenë një debat mes Dashnor Sulës dhe Kreshnik Çollakut, që ka tërhequr vëmendjen e të pranishmëve.

    Në një moment Sula e godet Çollakun me çantë teksa ky i fundit shprehet se do ta kallëzojë penalisht.

    Gjatë debatit nuk kanë munguar as fjalori banal. Kujtojmë se Sula mbështet aksionin e Sali Berishës ndërsa Çollaku është deputet i PD-së së Lulzim Bashës.

    Çollaku: O Dash

    Sula: Jam bo dele unë o Niku. O kokrra..mos them ndonjë gje tjetër

    Çollaku: Mos hyrë në këto, bëj punën tate. Të foli njeri, të foli njeri?

    Sula: O udhëheq i madh…

    Çollaku: Mos më bëj si trim se e dimë ça je

    Sula: Ik tashi…

    Çollaku: O lëngaraq, palaço

    Sula: Po ik, le kokrrën e namit, servil, legen

    Çollaku: Deputeti qëllon deputetin

    Sula: Ku të qëllova? O mashtrues. Ti je mashtrues. Ti mashtron ditën në diell

    Çollaku: Palaço, bën këtu demokratin ti, opozitarin dhe në darkë çon mesazhe

    Sula: Unë të çoj mesazhe..?


    Çollaku: Hapi letrat të shohim ku i ke tenderat

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit