11.5 C
Tirana
E enjte, 5 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    VIDEO: Dështojnë edhe në njohuri të klasës së dytë fillore! Nivel i pabesueshëm analfabetizmi në Big Brother VIP Kosova

    Nga Johana Lubonja

    Big Brother Kosova vendosi banorët përballë një quiz-i elementar. Rezultati është qesharak, por edhe shokues.

    “VIP”-at nuk dinë as tabelën e shumëzimit! Njohuritë që mësohen në fillore u trajtuan si enigma filozofie. Një shumëzim 3 herë 9 u duket si pyetje nga NASA!

    Për të mos folur për yjet e flamurit të Kosovës, kuptimin e fjalës ulluk, apo  “momenti historik” kur u sqarua se vezët i bën pula dhe jo gjeli (!)

    Publiku pa live se si “VIP” nuk do të thotë domosdoshmërisht i ditur.

    Bëhet fjalë për të rinj në të 20-at e 30-at, figura publike, të ndjekur, të pëlqyer dhe të paguar mirë, por që u dorëzuan përballë matematikës së klasës së dytë.

    Argëtuese? Ndoshta. Por edhe një mësim ironik: Mund të kesh famë, followers dhe kontrata, por pa dijen bazë… mbetesh analfabet. Analfabet viral.

    VIDEOT nga Big Brother Vip Kosova:

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit