Sali Berisha, që prej vendimit skandaloz të gjyqtarit Agron Zhukri, për t’i dhënë atij Partinë Demokratike, shkon pothuajse çdo ditë në selinë e SHQUP-it.
Pas debatit të ashpër të një dite më parë me Enkelejd Alibeajn, në mbledhjen e grupit parlamentar që zgjati plot 8 orë, Sali Berisha është shfaqur sërish në selinë e PD-së këtë të mërkurë.
Por, duket se mosha e tij nuk e përballon gjithë këtë veprimtari.
Kjo, duke qenë se ndërsa ka qenë duke ngjitur shkallët, Doktorin e kanë lënë gjunjtë dhe është rrëzuar përdhe.
Ndoshta do të duhet t’i vendosin një ashensor, se tashmë moshë e thyer dhe vështirë se mund të ngjisë shkallët përditë.
Se larg qoftë e na bën ndonjë gjëmë, si fjala vjen të bjerë më kokë.