14.5 C
Tirana
E hënë, 19 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    VIDEO/ Faktori “Luca” në Elbasan dhe një thumb i biznesmenit për Taulant Ballën

    Rezultati historik 7-0 në Qarkun e Elbasanit ku kontribusit Damian Gjiknuri dhe Gjergj Luca ishin guri i provës së rëndë ka detyruar këtë të fundit të ironizojë ish deputetin e Librazhdit Taulant Balla mbi të cilin rëndon akuza e zgjedhjeve të vitit 2021 që i fali në mënyrë të pabesë mandatin ish deputetit demokrat Luçiano Boçi me manipulime gjatë numërimit të votave.

    Kujtojmë se ish deputeti Boçi ishte nga fundi i listës por e theu herësin dhe doli fitues në zgjedhjet e 2021 ndërsa në zgjedhjet e 14 majit 2023 ishte i pari e i vetmi në listë dhe humbi thellë me mijëra vota.

    “Meqë kenë nxjerr atë Taulantin aty si katund, edhe thoni “Taulant, Godoleshti ju do”, unë kam një falenderim dhe një kërkesë për Taulantin.

    Falenderimi për Taulantin është që krijoi një frymë shumë të mirë dhe një fitore shumë të madhe para 2 vjetësh, por me thënë të drejtën Taulanti ka lënë trashëgimtarë si puna ime këtu dhe si puna e Gledit, dhe si puna e shokut Damian që është një burrë i mrekullueshëm dhe e ka çuar përpara fitoren e tij.

    Nëpërmjet jush dua t’i bëj një kritikë, të kanë çuar në Fier, në bastionin e një partie të madhe demokratike, në bastionin e një lideri të madh demokratik që ka futur demokracinë në partinë e tij.

    Dhe mos e zhgënje atë lider që të ka rrit edhe të ka çu përpara, por nderoje duke qenë demokrat ashtu si ke qenë atje”, u shpreh ndër të tjera Gjergj Luca.

     

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit