Gjergj Luca ka publikuar një video nga stabilimenti i rritjes së peshkut ton në det, ku ka dalë së bashku me një nga sipërmarrësit më të mëdhenj të Kosovës, ndërsa ka shpallur dhe nismën e re.
Luca në videon e tij i hedh një kunj edhe politikës, përkatësisht Albin Kurtit, që po nxit një përplasje e sulm ndaj qeverisë së Shqipërisë.
“Jam me Blerim Devollin nga Kosova, njeriun e punës dhe investimeve këtu në mes të detit Jon për sipërmarrje të përbashkët.
Pavarësisht se politika i ndan vëllezërit, puna i bashkon. I bashkon se nga puna vjen mirëqenia, progresi…nga puna vjen bashkimi.
E ndërsa politika grindet e zihet, puna mbjell dashuri!”, tha Luca.



