Biznesmeni Gjergj Luca ka ironizuar Bajram Begajn, që mori me vete në SHBA edhe parukieren e gruas, në një delegacion me 22 persona.
“Sarkazma e Gjergj Lucës, na prezanton me delegacionin e tij prej 22 zyrtarësh të cilët nuk shkuan në Neë York në OKB por misioni i tyre ishte të shijonin akulloret e Elbasanit.
Gjithë shpenzinet e këtij delegacioni dhe misioni shkuan 220 mijë euro dhe u paguan nga taksat e qytetarëve të varfër të këtij vendi të pasur.
Çdo paralelizëm i delegacionit të Gjergjit me delegacionin e Bajromit është rastësor”, thuhet në postimin e biznesmenit të njohur.



