33.5 C
Tirana
E hënë, 21 Korrik, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    VIDEO/ Gjergj Luca tallet me Lapajn e Shabanin: Tani do bëhemi kater tigra!

    Biznesmeni Gjergj Luca, i cili njihet për komunikimin aktiv në rrjetet sociale me video, ka shpërndarë një të tillë me ironi therëse në lidhje me përplasjen ndërmjet Adriatik Lapajt dhe Endrit Shabanit.

    Me anë të një video në një universitet jashtë vendit, Luca ka veshur kapellen e diplomimit e ka thënë se edhe unë jam si Lapaj e Shabani.

    “Po ndaj me ju miq një lajm të gëzuar. Pasi u diplomova edhe unë në Oxford po i bashkohem lëvizjes së frikshme politike Shabani-Lapaj-Piliçka-Luca. Do bëhemi katër tigra që do kafshojmë politikën e vjetër dhe do tmerrojmë krimin dhe korrupsionin.

    Se kush kafshon më tepër nga ne nuk jap garanci por besoj se Shabani të shqyen…”, shkruan Gjergj Luca në rrjetin social.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit