13.5 C
Tirana
E enjte, 16 Tetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    VIDEO/ Gjergj Luca thumbon politikanët pas mbylljes së fushatës: Ja se si mund të bëhet Shqipëria

    Biznesmeni Gjergj Luca ka thumbuar politikanët pas mbylljes së fushatës.

    Ndërsa ka publikuar një video në Facebook, ku shprehet se të gjithë politikanët kanë patur kryefjalë largimin e të rinjve dhe si të kthehen qytetarët nga emigracioni, ai shton se Shqipëria do të bëhet vetëm përmes punës.

    “Përshëndetje miq nga kantieri më i ri i Rozafës. Edhe ne për fushatën këtu, ja duke punuar në majë të skelave edhe duke bërë këtë objek të ri.

    Me thënë të drejtën të gjithë këtyre poltikanëve që kanë mbajtur këto fushatat elektorale, kryefjalë e të gjithë ka qenë si të kthehen njerëzit nga emigracioni.

    Unë kam një thirrje për të gjithë këta politikanë sot që nuk bëhet fushatë më… Shqipëria do të bëhet vetëm nëpërmjet punës, punës, punës”, shprehet Luca ne video.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit