12.5 C
Tirana
E hënë, 30 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    VIDEO: Indiani për pak shkakton tragjedi në avionin e “Air Albania”

    Një ngjarje e pazakontë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Rinas, ku një avion i “Air Albania” që do të udhëtonte drejt Stambollit u detyrua të kthehej sërish në pistë pasi njëri nga pasagjerët tentoi të hapte derën e emergjencës.

    Avioni kishte pak minuta që ishte ngritur, ndërsa burimet thanë se mes udhëtarëve ishte dhe një indian që po deportohej.

    Duke përfituar nga situata ai u përpoq të hapte derën e emergjencës.

    Indiani është ndaluar nga ekuipazhi i avionit, si dhe pasagjerë.

    Veprimi i tij terrorizoi 200 pasagjerët në bord.

    Ndërkohë, piloti u detyrua të kthehej sërish në Rinas për të rregulluar derën.

    “Indiani hap derën e avionit të Air Albania, për të mos u depërtuar nga Shqipëria1

    Një indian që po depërtohej nga Shqipëria drejt Indisë, nëpërmjet tranzitit të Stambollit, shkaktoi jo pak panik, të martën me 10 shtaor rreth orës 20:00, tek sa ka mundur të hapë një nga dyert e avionit duke tërhequr dorezën e sigurisë.

    Emri i tij nuk dihet por avioni është ndaluar në pistë pak momente pas incidentit, duke mos mundur të niset. Fluturimi nga informacioni është shtyrë për më vonë. Reagimi stafit të stjuardëve qe i shpejtë duke shmangur një tragjedi të mundshme.

    Siç shihet personi është i shtrirë në dyshemenë e avionit, pranë derës që ndodhet tek kabina. Siç shihet në foto, jatëku i ajrit i zbritjes së emergjencës është i hapur. Nëse një veprim i tillë do të kryhejnë fluturim, pasojat do të kishin qenë edhe më të rënda.

    Në rastet e depërtimit të personave që kryhen me forcë duhet të shoqërohen domosdoshmërisht me personel sigurie sipas mendimit tim, për të shmangur situata që mund të sjellin tragjedi.

    Rasti është i ngjashëm me atë të vitit 2006, kur një turk që po depërtohej nga Shqipëria në Turqi, alarmoi Shqipërinë, Turqinë dhe Italinë, duke shkaktuar rrëmbimin e avionit me të cilin udhëtonte”, shkruan gazetari Dashamir Biçaku, që ishte dëshmitar i kësaj ngjarje.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit