Një video e frikshme po qarkullon në rrjetet sociale dhe tregon një grup të rinjsh që dhunojnë me shkopinj një bashkëmoshatarin e tyre.
Videoja është publikuar fillimisht në Tik Tok, më pas është pasqyruar dhe në media.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në Ksamil pranë plazhit në zonën e njohur si Tre Ishujt.
Siç shihet në video, të rinjtë që duhet të jetë të moshës 16-18 vjeç kanë shkopinj në duar dhe dhunojnë një tjetër.
Për momentin nuk dihen shumë detaje, se kur ka ndodhur kjo ngjarje.