Një 58-vjeçar është gjobitur në Tiranë, pasi u fimua duke tërhequr me makinë një kec.
Policia bën me dije se drejtuesi i mjetit ka rezultuar se ishte pa leje drejtimi si dhe kishte mangësi në dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim.
58-vjeçari është gjobitur si dhe është proceduar penalisht.
Njoftimi i Policisë:
Reagim i DVP Tiranë Në lidhje me një video të postuar në portale, në të cilën shfaqet një shtetas duke tërhequr një kafshë, me automjet, ju sqarojmë se:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore, pas publikimit të pamjeve filmike, kanë nisur menjëherë verifikimet për identifikimin e drejtuesit të automjetit.
Nga verifikimet ka rezultuar se drejtuesi i automjetit, shtetasi Xh. M., 58 vjeç, e drejtonte automjetin pa leje drejtimi dhe kishte mangësi në dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim.



