24.5 C
Tirana
E martë, 22 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Liri Berisha iu hedh ujë nga dritarja tifozëve holandezë, që zgjuan nga gjumi “Doktorin”

    Tifozët e parë holandezë kanë mbërritur në Shqipëri, në pritje të finales së Conference League, ku ekipi i tyre Feyenoord do të ndeshet me italianët e Romës.

    Mbrëmjen e djeshme ata janë mbledhur në një nga lokalet në kryeqytet, ku kanë krijuar një atmosferë të pazakontë me këngët e tyre në mbështetje të ekipit.

    Dhjetëra holandezë kanë kënduar në kor poshtë pallatit ku banon ish-kryeministri Sali Berisha, por zhurma që ata kanë shkaktuar ka shqetësuar banorët e pallatit.

    Këta të fundit për t’i bërë holandezët të pushojnë u kanë hedhur ujë dhe sende të forta tifozëve holandezë, teksa në vendngjarje ka mbërritur edhe policia.

    Mes tyre, u tha se ishte edhe Liri Berisha, e cila me sa duket u mërzit pasi i ngritën Saliun nga gjumi.

    Pavarësisht veprimit të banorëve, tifozët holandezë nuk i kanë ndalur këngët e tyre, pasi për ta, udhëtimi në Shqipëri është një festë, të cilën shpresojnë ta kurorëzojnë me fitimin e Conference League.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit