11.5 C
Tirana
E shtunë, 10 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    VIDEO: Mësuesi shqiptar kapet duke puthur nxënësen 12 vjeçe

    Valentin Selmanaj, mësues i edukimit fizik, ka puthur një nxënëse në klasën e shtatë, në shkollën “Lidhja e Prizrenit”, në Deçan të Kosovës. Nxënësja e tij është vetëm 12-vjeçe.

    Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikqi, ka thënë se mësuesi i dyshuar është ndaluar për 48 orë nën dyshimin se e ka kryer veprën penale “Sulm seksual”.

    “Prokurori i shtetit ka marrë veprime hetimore për ndriçimin e plotë të kësaj çështje penale, “i cili ka shkuar në stacionin policor dhe ka urdhëruar sekuestrimin e telefonit të të pandehurit”, ka thënë Nikqi.

    Pamjet janë regjistruar nga një nxënës i shkollës i cili ka denoncuar edhe rastin në polici.

    Gjatë fundjavës, mësuesi së bashku me kolegët e shkollës dhe nxënësit kanë qenë në ekskursion në Shqipëri. Ai thuhet se është arrestuar pasi është kthyer në Kosovë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit