Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, ka përfunduar sërish si personazh për rrjetet sociale.
Kjo, pasi ndëesa inspektonte rrugët e Kukësit, ka parë një palë shapka poshtë një pallati dhe ka paralajmëruar se nëse e gjen atë që i ka lënë ato aty, do i vëjë gjobë.
“Shihe shapkat ku i kanë lënë…këtu tek shkalla. Ja urdhëro! E ke biznesin këtu duhet të reagoni.
I thoni o zotëri mos e hidh qesen këtu është turp.
Me na thënë në kush është, ti vëmë gjobë dhe ta penalizojmë,”-tha Gjici në fjalën e tij.
Ndaj kujdes ku i lini shapkat nga sot e tutje, se do merrni gjobë 😊