Në daljen e tij publike të parë pas fitores, presidenti francez Emmanuel Macron është goditur me domate. Macron zhvilloi një takim me shitësit në një treg në Cergy, kur dikush nga turma hodhi disa domate në drejtim të tij.
Domatet në fakt nuk arritën të qëllonin presidentin francez, por një person që ishte i pranishëm në takim. Menjëherë kanë ndërhyrë rojet e tij të sigurisë të cilët hapën një çadër për të mbrojtur presidentin nga sulmet e mëtejshme dhe më pas e larguan Macron nga vendi i ngjarjes.
Macron po vizitonte Cergy, një zonë me rreth 65.000 banorë, që ndodhet rreth 30 kilometra nga qendra e Parisit, për të shpalosur programin e tij të ri si edhe angazhimin për këtë zonë.
48% e votuesve të Cergy votuan për kandidaten e së majtës ekstreme Jean-Luc Mélenchon, ndërsa vetëm 23% prej tyre për Macron.
Presidenti francez Emmanuel Macron mundi më 24 mars rivalen e tij të ekstremit Marine Le Pen të dielën me një diferencë të madhe votash. Emmanuel Macron mori 58.2% të votave, duke lënë pas kandidaten e krahut të djathtë Marine Le Pen, e cila ka marrë 41.8% të votave. Në fjalimin e tij të fitores, Macron falenderoi të gjithë mbështetësit, ndërsa u zotua se nuk do të vijojë me metodat e 5 viteve të shkuara, por theksoi se do të jetë president i të gjithëve.