Në Elbasan dje nuk është festuar vetëm për fitoren e Partisë Socialiste.
Në ambientet e “Fish City”, biznesmeni Gjergj Luca ka organizuar një festë edhe për fitoren e Erdogan, edhe pse nuk ka ende asgjë zyrtare.
“Ne e gdhimë gjithë natës duke celebruar për dy fitore të largëta e të afërta. Urimet u shkojnë socialistëve progresistë në Shqipëri dhe aleatit e mikut tonë në Turqi, Erdoganit…
Gëzuar progresit e zhvillimit në vendin tonë, paqes e progresit në rajon. Fitorja nuk ndan, fitorja bashkon”, thotë Luca.