Një tërmet i fuqishëm 7.8 ballë ka goditur kufirin mes Turqisë jugore dhe Sirisë.
Tërmeti ka shkaktuar më shumë se 500 viktima dhe mbi 2300 të plagosur.
Lëkundja tronditi banorët rreth orës 04:17 me epiqendër pranë qytetit të Gaziantep.
Të paktën 284 persona kanë vdekur dhe më shumë se 2,300 janë plagosur në Turqi, ndërsa në Siri, të paktën 237 njerëz u vranë dhe 639 u plagosën.
Më shumë se 1,700 ndërtesa u dëmtuan në 10 qytete turke.
Pista e aeroportit në Hatay është ndarë në mes si pasojë e lëkundjeve të fuqishme të tokës.
Shtatë tërmete me mbi 7 ballë kanë goditur vendin në 25 vitet e fundit por tronditjet e sotme ishin më të fuqishmet.
Ky është tërmeti më i fortë në botë që nga pas tërmetit 8.1 ballë që goditi një rajon të largët pranë Ishujve ‘Sandwich’ në Oqeanin Atlantik jugor në 2021, duke mos rezultuar në dëme.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka shprehur ngushëllimet për humbjet e jetëve. Ai tha se “skuadrat e kërkimit dhe shpëtimit u dërguan menjëherë” në zonat e goditura nga tërmeti.
Ai shkroi në Twitter “ngushëllime qytetarët tanë të prekur nga tërmeti. Shpresojmë që së bashku ta kalojmë këtë fatkeqësi sa më shpejt dhe me sa më pak dëme dhe të vazhdojmë punën tonë”.
A ka shqiptarë të lënduar?
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka ka shprehur ngushëllimet për jetët e humbura në Turqi dhe Siri si pasojë e tërmetit shkatërrues.
Ajo theksoi se lutje e shqiptarëve janë për popullin turk dhe se vendi ynë do t’i qëndrojë në krah autoriteteve turke në këtë situatë të vështirë.
“Zemrat dhe lutjet tona shkojnë për viktimat e tërmetit tragjik që goditi Turqinë dhe Sirinë sot duke shkaktuar qindra viktima. Në këtë orë të vështirë, ne jemi gati të ndihmojmë Turqinë në çdo mënyrë që mundemi”, shkruan ai.
Ambasada shqiptare në Turqi thotë se deri tani nuk ka inflamacione për shqiptarë të prekur nga tërmeti.
“Ndërkohë, bazuar në komunikimin me Ambasadën e RSH në Turqi (që prej orëve të para të mëngjesit e deri tani) nuk ka informacion për shqiptarë të lënduar ose që mund të kenë humbur jetën”, thuhet nga Ministria.