8.5 C
Tirana
E hënë, 23 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    VIDEO/ “Nuk më zhvesh dot”, degjeneron debati në studio me avokaten e Berishës: Kam qejf të zhvishem para teje, jam qull fare

    Kandidatja e PD-së për “Primaret” e Tiranës, Adriana Kalaja dhe inxhinieri Arben Meçe kanë degraduar debatin mes tyre, teksa po diskutonin për Portin e Durrësit, madje shpesh herë duke përdorur edhe fraza +18.

    Teksa ishin të dy të ftuar në një panel në Report Tv dhe po debatonin mbi marrëveshjen me kompaninë Eagle Hills Real Estate Development, diskursi i bisedës ka marrë një rrjedhë tjetër, se kush ishte i zhveshur apo se kush do ta zhvishte kë.

    Meçe: U bërë e bezdisshme.

    Meçe: Do ta heq xhaketën me, do ta heq edhe xhaketën, sepse faktet janë që do t’i zhveshim këtu.

    Kalaja: Ju të zhveshurën e keni problem se keni kryetarin e partisë. Mua nuk ma heq dot xhaketën t’i zotëri as nuk më zhvesh dot.

    Meçe: Do ta heq moj do ta heq.

    Kalaja: Ti je i zhveshur bashkë me kryetarin tënd, se kryetarin tënd kemi parë cullak ne.

    Meçe: Edhe unë moj edhe unë. Do kem qef të zhvishem para teje. Po xhaketën do ta heq sot.

    Kalaja: Xhaketën s’ma heq dot mua se ti je i zhveshur që kur del nga shtëpia.

    Meçe: Unë jam i zhveshur por jam qullur fare. Sot do ta heq xhaketën ty.

    Kalaja: Je i zhveshur bashkë me kryetarin tënde, mua s’më zhvesh dot. S’më afrohesh dot se ta kam thënë, e di sa larg jemi

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit