9.5 C
Tirana
E martë, 18 Mars, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    VIDEO/ “O Lul omëlsina ku je?” Basha i kthen përgjigje kryeministrit: O me Rame në Ali Dem jam, ja ku e ke Lulin

    Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, nga Ali Demi i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili më herët pyeti se ku ishte ish-kreu i Partisë Demokratike.

    Përmes një video të publikuar në llogarinë e tij në “Facebook”, e cila mesa duket ka pasur një adresë, kryeministrin Rama, Basha thotë se ndodhet në takime me demokratët.

    Më tej deputeti e pyet kryeministrin se ku e ka Erion Veliaj dhe “shokët”, duke i kërkuar gjithashtu që të mos “frikësohet”, por të dalë nga “podrumi” dhe të përballet live me të.

    “O Rame kishte pyetur ku është Luli. JA m ku e ke Lulin, me Orjola Pampurin me demokratët euroatlantikë. Në takim për zgjedhjet jemi në Ali Dem, sot kam qenë në Shkodër dje në Tiranë. Këtu jemi m Ram. Po ti ku je mo Rame? Më kanë thënë je funt në një podrum.

    Po Lalin ku e ke Po Benin ku e ke? Po Terin, po Sajën ku i ke? Dil nga podrumi hajde dil në debat tamam jo duke i bërë rreshtore vartësve të tu”, thotë Basha.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit