9.5 C
Tirana
E diel, 14 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    VIDEO: Plas gallata në Kuvend, me Lulzim Bashën

    Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, në nisje të sesionit të ri parlamentar, ka marrë fjalën e para, ku ka njoftuar ndryshimin e kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike nga Gazmend Bardhi te Lulzim Basha.

    “Sot në orën 9 kam marrë një njoftim nga PD, e cila më drejtohet me njoftimin më vë në dijeni se kryetari i i grupit parlamentar të PD është kryetari i PD, Luzim Basha”, tha Nikolla.

    Ndryshimi u bë në bazë të një shkrese të dërguar nga kreu i PD, Lulzim Basha, në Kuvend.

    Ndërkohë, në momentin kur Nikolla po prezantonte ndryshimet në fjalë para deputetëve, Gazment Bardhi i qeshi në fytyrë Lulzim Bashës, ndërsa më pas mes tyre ka pasur një debat verbal, teksa shihen të ulur pranë njëri-tjetrit.

    Më pas, në fjalën e shkurtër pas prezantimit të ndryshimit të kreut të grupit parlamentar, Bardhi kërkoi që në sallën e Kuvendit deputetët e opozitës nuk duhet të provokohen.

    Sipas tij, kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike nuk e zgjedh dot Partia Socialiste.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit