11.5 C
Tirana
E premte, 18 Prill, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    VIDEO: Plas sherri në një hotel në Tiranë mes Ilir Demaliajt dhe Kujtim Gjuzit

    Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet një përleshje fizike mes gazetarit Ilir Demaliaj dhe ish-deputetit Kujtim Gjuzi.

    Demaliaj përpiqet ta godasë Gjuzin, por ky i fundit tërhiqet pas. Më pas Demaliaj e godet me shqelm. Një person i tretë që tenton t’i ndajë shihet teksa bie në shesh.

    Ende nuk dihet cila është arsyeja e këtij sherri të ndodhur në hollin e një hoteli në Tiranë.

    Kujtim Gjuzi është ish-deputet dhe aleat i Sali Berishës në këto zgjedhje, ndërsa Ilir Demaliaj është një analist politik.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit